Dua Lipa ambasadore globale e brendit “Bvlgari”

/cnt/019c9627-88d4-72c8-98a1-fe508bc88bd2__m.webp

Shtëpia italiane e stolive luksoze “Bvlgari” ka zgjedhur shqiptaren me famë botërore, Dua Lipa, si ambasadoren e re globale. Lajmi u bë i ditur në Milano, ku zëvendësdrejtoresha ekzekutive e brendit, Laura Burdese, deklaroi se artistja përfaqëson vlerat thelbësore të shtëpisë, ka raportuar magazina Women’s Wear Daily (WWD). “Dua Lipa mishëron një vizion bashkëkohor të […]

Lajmi u bë i ditur në Milano, ku zëvendësdrejtoresha ekzekutive e brendit, Laura Burdese, deklaroi se artistja përfaqëson vlerat thelbësore të shtëpisë, ka raportuar magazina Women’s Wear Daily (WWD).

“Dua Lipa mishëron një vizion bashkëkohor të fuqizimit dhe lirisë që përputhet thellësisht me vlerat e ‘Bvlgari’. Ajo është zë i fortë dhe autentik që ripërcakton suksesin dhe përmes artit dhe vetëbesimit të saj, frymëzon gratë në mbarë botën të përqafojnë forcën e tyre të brendshme”, ka thënë Burdese.

Burdese, e cila do të marrë zyrtarisht postin e drejtoreshës ekzekutive më 1 korrik, pasardhëse e Jean-Christophe Babin, ka shtuar se pret me entuziazëm “këtë kapitull të ri emocionues” së bashku me artisten.

Nga ana e saj, Lipa u shpreh se është jashtëzakonisht e lumtur të jetë pjesë e një brendi që mishëron vetëbesim dhe feminitet.

“Është jashtëzakonisht e veçantë të punosh përkrah një brendi ikonik si ‘Bvlgari’ dhe jam shumë e lumtur të jem pjesë e një shtëpie që mishëron vetëbesimin, kreativitetin dhe feminitetin modern. Pjesët e tyre gjithmonë i japin prekjen e fundit perfekte një paraqitjeje, duke e shndërruar një veshje në një moment të vërtetë”, ka thënë Lipa.

Ajo i bashkohet ambasadoreve aktuale të “Bvlgari”, si Anne Hathaway, Lisa, Liu Yifei dhe Priyanka Chopra Jonas.

Së fundmi, Lipa kishte zgjedhur stoli “Bvlgari” në Festivalin e Filmit në Berlin, ku shoqëroi të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner, në tepihun e kuq për premierën e filmit “Rosebush Pruning”. Ajo gjithashtu u shfaq me krijime të brendit në kampanjën promovuese për Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026 për NBC Olympics & Peacock.

E njohur për aktivizmin dhe angazhimin filantropik, Lipa u përfshi nga revista Time në listën “Time 100” të personave më me ndikim në botë për vitin 2024, ndërsa Billboard e renditi në vendin e 25-të në listën “Top 100 Women Artists of the 21st Century” për vitin 2025.

Përveç suksesit në muzikë, me shtatë çmime Brit Awards dhe tre çmime Grammy, ajo ka ndërtuar edhe një profil të fortë në modë dhe film. Në vitin 2023 ka debutuar si aktore në filmin “Barbie” me regji të Greta Gerwig, ku interpretoi edhe këngën “Dance the Night”.

Në modë, Lipa ka qenë imazh i brendeve si YSL Beauty dhe Evian, ka debutuar në pasarelë në shfaqjen pranverë 2022 të brendit të mirënjohur Versace në Milano, ku u përdorën këngë nga albumi i saj “Future Nostalgia”, dhe në vitin 2023 bashkëpunoi me drejtoreshën e atëhershme kreative të brendit, Donatella Versace, për koleksionin “La Vacanza”.

TË NGJASHME
“Osmani”, 4.3 milionë euro prona në Stamboll, aktori i njohur investime marramendëse edhe në Dubai

“Osmani”, 4.3 milionë euro prona në Stamboll, aktori i njohur investime marramendëse edhe në Dubai

LONDRIMI fitues i BBVK4

LONDRIMI fitues i BBVK4

Ludo i zhgënjyer, tenton të ikë nga skena pasi eliminohet nga BBVK

Ludo i zhgënjyer, tenton të ikë nga skena pasi eliminohet nga BBVK

Klodi pa nafak, i eliminuari i 2-të në finalen e BBVK

Klodi pa nafak, i eliminuari i 2-të në finalen e BBVK

Finalja e BBVK4: E para që eliminohet është Hygerta

Finalja e BBVK4: E para që eliminohet është Hygerta

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram, është karizmatik

Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram, është karizmatik

U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Një këngë dhe video mahnitëse për Çarshinë, në gjuhën angleze

Një këngë dhe video mahnitëse për Çarshinë, në gjuhën angleze

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’