Dramë e re në familjen e Ibrahim Tatlisesit, ja çka thotë vajza e tij Dilan Çitak

/cnt/019c9626-2eac-7b21-9d89-bbeae4695012__m.webp

Marrëdhënia e tensionuar mes legjendës së muzikës turke, İbrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, këngëtares Dilan Çıtak, ka pësuar një tjetër krisje publike. Pas deklaratave të forta dhe akuzave të këngëtarit, nuk ka vonuar as përgjigjja emocionale e Dilanit në rrjetet sociale. Gjithçka nisi vetëm pak ditë më parë, kur Tatlıses u shpreh publikisht i […]

Gjithçka nisi vetëm pak ditë më parë, kur Tatlıses u shpreh publikisht i zhgënjyer nga familjarët e tij. Ai e thumboi drejtpërdrejt të bijën me fjalët: “Kur rrezikohet apo është ngushtë thotë “Jam vajza e İbrahim Tatlıses”-it, ndërsa kur nuk ka nevojë për mua thotë “Nuk e njoh”.

Pas kësaj deklarate që bëri menjëherë xhiron e mediave turke, Dilan zgjodhi të reagonte përmes një statusi në Instastory. Pa kërkuar përplasje direkte, ajo u shpreh se kjo situatë e krijuar po e dëmton atë profesionalisht.

“Nuk inatosem për asgjë, por disa gjëra po prekin muzikën time. E kam të vështirë ta vë në jetë muzikën time. Nga t’ia nis? Grupi MFÖ e ka thënë shumë bukur, por ja që s’di si ta shpjegoj,” – ishte mesazhi domethënës i këngëtares, duke lënë të kuptohet se pesha e emrit dhe dramave të babait po e pengojnë në rrugëtimin e saj artistik.

Ky shkëmbim i radhës vërteton edhe një herë marrëdhënien shumë të komplikuar dhe me ulje-ngritje mes babait të famshëm dhe vajzës së tij./Periskopi

TË NGJASHME
“Osmani”, 4.3 milionë euro prona në Stamboll, aktori i njohur investime marramendëse edhe në Dubai

“Osmani”, 4.3 milionë euro prona në Stamboll, aktori i njohur investime marramendëse edhe në Dubai

LONDRIMI fitues i BBVK4

LONDRIMI fitues i BBVK4

Ludo i zhgënjyer, tenton të ikë nga skena pasi eliminohet nga BBVK

Ludo i zhgënjyer, tenton të ikë nga skena pasi eliminohet nga BBVK

Klodi pa nafak, i eliminuari i 2-të në finalen e BBVK

Klodi pa nafak, i eliminuari i 2-të në finalen e BBVK

Finalja e BBVK4: E para që eliminohet është Hygerta

Finalja e BBVK4: E para që eliminohet është Hygerta

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram, është karizmatik

Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram, është karizmatik

U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Një këngë dhe video mahnitëse për Çarshinë, në gjuhën angleze

Një këngë dhe video mahnitëse për Çarshinë, në gjuhën angleze

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’