Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

/cnt/019c9626-1aa5-7042-a16f-f3c80f8e4e46__m.webp

Shkruan: Mero Baze  Ka disa njerëz që identifikohen me historinë e kombit të tyre duke i dhënë atij gjymtyrët kryesore të mbijetesës në shekuj. Ismail Kadare është njeriu që i ka dhënë kombit shqiptar së paku tre gjymtyrë të rëndësishme, mbi të cilat ai ndihet më i sigurt në mbijetesën e tij. Së pari, Ismail […]

Shkruan: Mero Baze 

Ka disa njerëz që identifikohen me historinë e kombit të tyre duke i dhënë atij gjymtyrët kryesore të mbijetesës në shekuj. Ismail Kadare është njeriu që i ka dhënë kombit shqiptar së paku tre gjymtyrë të rëndësishme, mbi të cilat ai ndihet më i sigurt në mbijetesën e tij.

Së pari, Ismail Kadareja i ka dhënë kombit shqiptar fytyrën e një kombi perëndimor. Shqipëria është një vend i cili në historinë e vet ka nxjerrë edhe personalitete të tjera të mëdha që kanë bërë emër dhe histori brenda Perandorisë Osmane, por asnjëri prej tyre nuk arriti të identifikohet me kombin shqiptar. Ismail Kadareja, një nga shqiptarët më të njohur në botë, e ka identifikuar kombin shqiptar me Perëndimin me veprën e tij dhe me dëshminë e tij intelektuale. Pra, ai është njeriu që i ka dhënë kombit shqiptar fytyrën e tij si komb perëndimor.

Së dyti, Ismail Kadareja është njeriu që i ka dhënë gjuhës shqipe certifikimin si një gjuhë e madhe e letërsisë botërore. Përveçse ai ka një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin dhe unifikimin e gjuhës shqipe, ai mbi të gjitha ka meritën që standardin e gjuhës me të cilën shkroi veprën e tij e imponoi jo vetëm si gjuhë të gjithë shqiptarëve, por edhe si gjuhën me të cilën shqiptarët i kanë dhënë botës veprat më të mira letrare. Dhe po të kemi parasysh se shqiptarët gjuhën e kanë elementin më të fortë të identitetit kombëtar, që është mbi fetë e tyre të ndryshme dhe dialektet gegë e toskë dhe mbi copëzimin territorial që kanë, mund të themi pa frikë se Ismail Kadareja i ka certifikuar kombit shqiptar pasurinë më të madhe të tij, gjuhën, si pasuri botërore.

Së treti, Ismail Kadareja i ka dhënë kombit shqiptar dinjitet. Dinjiteti i një kombi është i lidhur pashmangshmërisht me mënyrën se si një komb i reziston errësirës së diktaturave. Letërsia e tij ishte një shembull i dinjitetit moral ndaj diktaturës dhe sot është një dokument i rezistencës mendore kundër komunizmit. Ismail Kadareja po ashtu e trajtoi historinë e Shqipërisë si pjesë të historisë evropiane, edhe kur shkroi për periudhën osmane, për pavarësinë apo diktaturën.

Ai i dha dinjitet historik identitetit shqiptar dhe një autoritet moral në debatin ndërkombëtar.

Në momente të kyçe të historisë së Shqipërisë, sa ai ishte gjallë, fjala e tij kishte peshë edhe në vendimet e diplomacisë ndërkombëtare, siç ka qenë çështja e rënies së komunizmit në vitin 1990 apo çështja e Kosovës në vitin 1999.

Pa Ismail Kadarenë, identiteti i kombit shqiptar do të ishte i gjymtuar në tre nga tiparet e tij themelore: në identitetin perëndimor, në elementin themelor të bashkimit kombëtar që është gjuha dhe në cilësinë kryesore që e bën një komb të pranuar, që është dinjiteti kombëtar. Të gjithë ata që duan t’i bëjnë dëm Shqipërisë dhe të zhbëjnë këto tre gjymtyrë mbi të cilat qëndron i sigurt kombi ynë, Ismail Kadarenë e kanë jo vetëm armikun e tyre më të madh, por edhe pengesën më të madhe të tyre

TË NGJASHME
Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Shkretimi i Kosovës

Shkretimi i Kosovës

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Sallata Ruse e Hagës: Receta e Moskës, fatura e Kosovës

Sallata Ruse e Hagës: Receta e Moskës, fatura e Kosovës

Integrimi Funksional: Një “Lazar” politik që ringjall hegjemoninë dhe izolon Kosovën

Integrimi Funksional: Një “Lazar” politik që ringjall hegjemoninë dhe izolon Kosovën

SAMURAI RAMA DHE “GEISHA” OSMANI!

SAMURAI RAMA DHE “GEISHA” OSMANI!

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Gaza dhe “Rilindja” e Asqerëve: Kush e paguan faturën e aventurës së re ushtarake?

Gaza dhe “Rilindja” e Asqerëve: Kush e paguan faturën e aventurës së re ushtarake?

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Kur debati kompleks për shtetin laik tentohet të mbyllet me “o gllupa”

Kur debati kompleks për shtetin laik tentohet të mbyllet me “o gllupa”