Reflektim, përgjegjësi dhe unitet – rruga që duhet ta ndjekë LDK-ja

/cnt/019c9637-8a32-7b52-8aa6-e27f5991e408__m.webp

Shkruan: Florian Dushi Pas çdo procesi zgjedhor, reflektimi është i domosdoshëm. Edhe LDK sot ka detyrim të analizojë punën, vendimet dhe qasjet e saj. Por reflektimi nuk duhet të jetë as ndëshkim, as dorëzim. Reflektimi duhet të shërbejë për t’u forcuar, jo për t’u përçarë. Përgjegjësia në një parti politike nuk përfundon me ditën e […]

Shkruan: Florian Dushi

Pas çdo procesi zgjedhor, reflektimi është i domosdoshëm. Edhe LDK sot ka detyrim të analizojë punën, vendimet dhe qasjet e saj. Por reflektimi nuk duhet të jetë as ndëshkim, as dorëzim. Reflektimi duhet të shërbejë për t’u forcuar, jo për t’u përçarë.

Përgjegjësia në një parti politike nuk përfundon me ditën e zgjedhjeve. Ajo vazhdon edhe sot – në mënyrën si flasim, si veprojmë, si e ruajmë strukturën tonë dhe si e mbajmë gjallë shtëpinë politike që na ka bashkuar. Sjellja jonë pas zgjedhjeve dhe rezultatit jo të mirë është po aq vendimtare sa puna jonë para dhe gjatë zgjedhjeve.

Prandaj, është e domosdoshme të refuzojmë me guxim e vendosmëri çdo përpjekje për ta ndarë LDK-në në kampe – tarafe, për të ngritur gishtin ndaj njëri-tjetrit, për të shpërndarë akuza të shpejta e etiketime të pavenda. Kjo nuk është rruga jonë dhe as trashëgimia jonë.

LDK është një parti që mbështetet në filozofinë dhe kulturën politike të Presidentit Rugova – kulturë e urtësisë, qetësisë, tolerancës dhe dialogut të brendshëm. Çdo gjuhë tjetër nuk reflekton atë çfarë kemi qenë dhe çfarë duhet të jemi.

Asnjë “unë” nuk qëndron mbi LDK-në, parti e angazhimit dhe e sakrificës historike, e në anën tjetër uniteti nuk është slogan, por parakusht për ringritjen tonë. Ai nuk ndërtohet duke heshtur problemet, por duke i adresuar me përgjegjësi dhe respekt. LDK nuk mbrohet duke mbyllur sytë e bërë kalkulime, por duke punuar së bashku, pa humbur nga fokusi qëllimin tonë të përbashkët: rritjen, fuqizimin dhe rikthimin e LDK-së si alternativa serioze e Kosovës së nesërme.

TË NGJASHME
Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Shkretimi i Kosovës

Shkretimi i Kosovës

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Sallata Ruse e Hagës: Receta e Moskës, fatura e Kosovës

Sallata Ruse e Hagës: Receta e Moskës, fatura e Kosovës

Integrimi Funksional: Një “Lazar” politik që ringjall hegjemoninë dhe izolon Kosovën

Integrimi Funksional: Një “Lazar” politik që ringjall hegjemoninë dhe izolon Kosovën

SAMURAI RAMA DHE “GEISHA” OSMANI!

SAMURAI RAMA DHE “GEISHA” OSMANI!

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Gaza dhe “Rilindja” e Asqerëve: Kush e paguan faturën e aventurës së re ushtarake?

Gaza dhe “Rilindja” e Asqerëve: Kush e paguan faturën e aventurës së re ushtarake?

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Kur debati kompleks për shtetin laik tentohet të mbyllet me “o gllupa”

Kur debati kompleks për shtetin laik tentohet të mbyllet me “o gllupa”