Nuk bëhet opozitë duke fjetur gjumë

/cnt/019c9634-b0e4-74af-8cf4-7f45538c5645__m.webp

Shkuran: Shenoll Muharremi Pse nuk jeni në rrugë sot? Vështirë me u bë pozitiv në një situatë ku kemi pasiguri kronike energjetike, me reduktime të ujit dhe me një ekonomi që po gjunjëzohet nga kushtet jo të mira dhe nga importi kronik. Me çmime ne qiell, e kredi konsumuese ne rritje..si pasojë e keqmenaxhimit të […]

Pse nuk jeni në rrugë sot?

Vështirë me u bë pozitiv në një situatë ku kemi pasiguri kronike energjetike, me reduktime të ujit dhe me një ekonomi që po gjunjëzohet nga kushtet jo të mira dhe nga importi kronik. Me çmime ne qiell, e kredi konsumuese ne rritje..si pasojë e keqmenaxhimit të energjisë dhe ekonomisë.

Moment i cuditshëm ku një parti fitoj 51% por nuk ofron as kjartësi, as shpresa e as nuk duket se ka vullnet e guxim me qeverisë. Nuk tregon asnjë plan si mendon me rregullu krizën e energjisë, apo si me kthy ekonominë në binar.

Përsëri jemi në krizë energjetike. Nuk po flas sot shumë për qeverinë, sepse ata e kanë tregu (jo)kompetencën e tyre për pesë vite.

Thujase asgjë nuk kanë bë ne adresu krizën e enegjisë, prandaj u rritën importet e rrymës.. Asnjë kapacitet nuk e kanë ndërtu me i ofru energji të lirë ekonomisë e familjeve, i kanë rritur 3 herë cmimet përkundër që kanë premtu me pas ulje.

Prandaj jemi ku jemi. Kjo shumicë që ka fitu kaq shumë nuk po japin as edhe një pikë shprese që kanë me bë diçka për me e ndryshu këtë gjendje.

E pa energji nuk ka as ekonomi normale e as siguri kombëtare.

Nuk ka shpresë për një vend që është në terr.

Po partitë opozitare, çka po bëjnë?

Njëfarë deja-vu, sikur në pranverën e vitit 2025, kur kriza e çmimeve të rrymës ishte në kulm dhe, përveç 3-4 deputetëve, shumica ishin në gjumë të thellë dhe të painteresuar. Sikur të kishit qenë aktive në protesta, me siguri edhe trendi juaj do të ishte rritur dukshëm. Por nuk ishit.

Nuk bëhet opozitë duke fjetur gjumë. Pa qenë aktiv, nuk rritet partia dhe as vota nuk merrni më shumë.

Partitë opozitare sot po na duken përsëri thuajse ekzistojnë vetëm për me u marrë me veten e tyre.

Pse nuk jeni në vizita te bizneset që janë në halle, e tek asociacionet dhe odat e bizneseve, me i pa në çfarë gjendje janë? Me tentu me gjetë mënyra me ju ndihmu.

Pse nuk jeni duke u taku me qeverinë dhe institucionet tjera relevante për me kërku me ngulm me u rregullu gjendja?

Partitë politike nuk ekzistojnë me u marrë me vete. Kjo nuk ka kuptim. Pavarësisht gjendjes së tyre, ato duhet me qenë në gjendje me u bë të gjalla. “Kam Kuvend” “Jemi të mbyllur, në riorganizim!”.

Një nga arsyet pse e kemi këtë gjendje është edhe stili dhe metoda e tyre pasive.

Mos na e humbni shpresën dhe mos rrini aty me “okupu” opozitën nëse nuk e kryeni punën.

Ose bëhuni të gjalla e aktive, punoni çdo ditë, çdo orë, për interesin e qytetarëve, familjeve dhe bizneseve vendore… ose mos ekzistoni fare.

Kështu nuk ka kuptim. Jeni aty, por nuk jeni.

TË NGJASHME
Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Shkretimi i Kosovës

Shkretimi i Kosovës

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Sallata Ruse e Hagës: Receta e Moskës, fatura e Kosovës

Sallata Ruse e Hagës: Receta e Moskës, fatura e Kosovës

Integrimi Funksional: Një “Lazar” politik që ringjall hegjemoninë dhe izolon Kosovën

Integrimi Funksional: Një “Lazar” politik që ringjall hegjemoninë dhe izolon Kosovën

SAMURAI RAMA DHE “GEISHA” OSMANI!

SAMURAI RAMA DHE “GEISHA” OSMANI!

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Gaza dhe “Rilindja” e Asqerëve: Kush e paguan faturën e aventurës së re ushtarake?

Gaza dhe “Rilindja” e Asqerëve: Kush e paguan faturën e aventurës së re ushtarake?

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Kur debati kompleks për shtetin laik tentohet të mbyllet me “o gllupa”

Kur debati kompleks për shtetin laik tentohet të mbyllet me “o gllupa”