Citroën-i elektrik C3 në Gjermani tani kushton vetëm 7,990 euro – Si është e mundur kjo?

/cnt/019c9635-41b3-7991-a03d-fda9ecb58f48__m.webp

Me hyrjen në fuqi të subvencioneve të reja për automjetet elektrike në Gjermani, prodhuesit e veturave kanë filluar të ofrojnë oferta të gjera. Citroen tani ka një veturë elektrike për më pak se 8000 euro. Marka shton të njëjtën shumë mbi subvencionin shtetëror, pra 6000 euro. Nëse blerësi ka të drejtë për subvencionin maksimal, blerja […]

Citroen tani ka një veturë elektrike për më pak se 8000 euro. Marka shton të njëjtën shumë mbi subvencionin shtetëror, pra 6000 euro. Nëse blerësi ka të drejtë për subvencionin maksimal, blerja e ë-C3 Urban Range në variantin e pajisjes YOU sjell një ulje çmimi deri në 12 mijë euro krahasuar me çmimin e rekomanduar të shitjes. Me një çmim fillestar prej 19,990 eurosh, çmimi bie në 7,990 euro.

Modeli ka bateri LFP prej 30 kWh, e cila i mundëson një autonomi deri në 204 km, dhe një motor me 113 kuaj-fuqi. Të gjitha këto e bëjnë atë të përshtatshëm për vozitje në qytet. Ngarkimi i shpejtë me maksimalisht 30 kW kushton 500 euro shtesë. Kondicioneri dhe sensorët e parkimit në pjesën e pasme janë standard.

Qëllimi i financimit shtetëror është të bëjë automjetet elektrike të arritshme për sa më shumë njerëz, veçanërisht për familjet private me të ardhura të mesme dhe të ulëta, dhe supozohet se Citroen ka shtuar zbritjen e tij për të nxitur shitjen e automjeteve elektrike dhe për të ulur emetimet e CO2 në shitjet totale, duke shmangur kështu gjobat financiare nga Bashkimi Evropian.

Financimi shtetëror është i destinuar ekskluzivisht për blerësit privatë. Ai mbështet blerjen ose leasing-un e një automjeti të ri M1 me energji elektrike ose hibride me ngarkim të jashtëm, i cili do të regjistrohet për herë të parë në Gjermani.

Të drejtën për financim shtetëror e kanë blerësit të cilëve të ardhurat vjetore të tatueshme të familjes nuk tejkalojnë 80 mijë euro, ndërsa shuma maksimale e subvencionit është 6000 euro. raporton Telegrafi, përcjell Periskopi

TË NGJASHME
Njihuni me “Bugatin” e ri që do të “fluturojë” mbi 400 km/orë, çmimi rreth 5 milionë euro

Njihuni me “Bugatin” e ri që do të “fluturojë” mbi 400 km/orë, çmimi rreth 5 milionë euro

Fairphone 6: Android i riparueshëm, më i lirë dhe më i qëndrueshëm

Fairphone 6: Android i riparueshëm, më i lirë dhe më i qëndrueshëm

Mitsubishi L200 arrin si rival i Ford Ranger

Mitsubishi L200 arrin si rival i Ford Ranger

Discord shtyn verifikimin global të moshës pas reagimeve për shkelje privatësie

Discord shtyn verifikimin global të moshës pas reagimeve për shkelje privatësie

Rrezik që t’ju digjen bateritë, Volvo do të zëvendësojë 40 mijë SUV-at elektrik që i ka shitur

Rrezik që t’ju digjen bateritë, Volvo do të zëvendësojë 40 mijë SUV-at elektrik që i ka shitur

Aksionet e kompanisë së specializuar për mbrojtje nga dronët rriten për 11 për qind, ja pse

Aksionet e kompanisë së specializuar për mbrojtje nga dronët rriten për 11 për qind, ja pse

Sekreti i fshehur i ikonës së orës në iPhone

Sekreti i fshehur i ikonës së orës në iPhone

Defekt në raketë, NASA mund të shtyjë misionin drejt Hënës

Defekt në raketë, NASA mund të shtyjë misionin drejt Hënës

Kujdes përdoruesve të kufjeve: Kimikate kancerogjene të rrezikshme zbulohet në markat kryesore

Kujdes përdoruesve të kufjeve: Kimikate kancerogjene të rrezikshme zbulohet në markat kryesore

Novitec i ka dhënë Ferrari Daytona SP3 edhe më shumë fuqi

Novitec i ka dhënë Ferrari Daytona SP3 edhe më shumë fuqi

Ky shtet bllokon plotësisht WhatsApp-in

Ky shtet bllokon plotësisht WhatsApp-in