Zyrtarizimi është afër, Ancelotti do të nënshkruajë kontratë të re me Brazilin

/cnt/019d68f8-4514-7999-a461-93d4b536dbc2__m.webp

Zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm çështje kohe. Carlo Ancelotti dhe Federata Braziliane e Futbollit i kanë përfunduar detajet e kontratës së re, e cila do ta mbajë trajnerin italian në krye të “Seleçãos” deri në Kupën e Botës 2030. Palët kanë arritur marrëveshje për ta zgjatur kontratën aktuale, e cila do të skadojë në korrik […]

Zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm çështje kohe.

Carlo Ancelotti dhe Federata Braziliane e Futbollit i kanë përfunduar detajet e kontratës së re, e cila do ta mbajë trajnerin italian në krye të “Seleçãos” deri në Kupën e Botës 2030.

Palët kanë arritur marrëveshje për ta zgjatur kontratën aktuale, e cila do të skadojë në korrik të vitit të ardhshëm, ndërsa dokumentet zyrtare pritet të nënshkruhen në ditët në vijim.

Sipas raportimeve nga Brazili, drafti i kontratës i është dërguar tashmë trajnerit dhe pritet vetëm firmosja për ta bërë gjithçka zyrtare.

Në fakt, bëhet fjalë për një formalitet, pasi të gjitha detajet janë rënë dakord gjatë bisedimeve të javëve të fundit.

Ancelotti e ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e federatës gjatë ndeshjeve të fundit të zhvilluara në Orlando, si dhe e ka dhënë miratimin verbal për marrëveshjen gjatë kontakteve të fundit me drejtuesit e institucionit.

Në kontratën e re, trajneri italian do të vazhdojë ta përfitojë të njëjtën pagë prej rreth 10 milionë eurosh në vit, një shifër që e përbën nivelin më të lartë në historinë e trajnerëve të kombëtares braziliane.

Gjithashtu, në kuadër të vazhdimit, është parashikuar edhe rritje page për stafin teknik, me kërkesë të vetë Ancelottit, duke i përfshirë bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

TË NGJASHME
Kjo është shuma marramendëse që i është vendosur Barçës për Fisnik Asllanin

Kjo është shuma marramendëse që i është vendosur Barçës për Fisnik Asllanin

Messi: Ronaldinho ishte më i rëndësishëm për mua, sesa unë për të

Messi: Ronaldinho ishte më i rëndësishëm për mua, sesa unë për të

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit

Napoli vendos ta blejë brazilianin Santos

Napoli vendos ta blejë brazilianin Santos

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve: Dy super-përballje në çerekfinale

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve: Dy super-përballje në çerekfinale

The Guardian vlerëson Muriqin, e sheh si lojtarin e vitit në La Liga

The Guardian vlerëson Muriqin, e sheh si lojtarin e vitit në La Liga

Zhegrova mbetet në stol në fitoren e Juventusit

Zhegrova mbetet në stol në fitoren e Juventusit

“Do të rinovoj dhe qëndroj këtu gjatë”, Vinicius Jr gëzon tifozët e Real Madridit

“Do të rinovoj dhe qëndroj këtu gjatë”, Vinicius Jr gëzon tifozët e Real Madridit

Gjyqtari i ndeshjes Kosovë – Turqi, ndan drejtësinë në çerekfinalen Real Madrid – Bayern Munich

Gjyqtari i ndeshjes Kosovë – Turqi, ndan drejtësinë në çerekfinalen Real Madrid – Bayern Munich

Caktohet gjyqtari për ndeshjen e Championsit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit

Caktohet gjyqtari për ndeshjen e Championsit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit