Yamal reagon pas eliminimit nga Championsi, e bën një premtim të madh

/cnt/019d91ce-6458-798b-abe5-180b57a696ea__m.webp

Lamine Yamal është mjaft i dëshpëruar pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve. Ylli spanjoll shkëlqeu mbrëmë në ndeshjen e kthimit çerekfinale ndaj Atletico Madridit duke e shënuar një gol dhe duke dhuruar topa për shokët e skuadrës, por kjo ishte e pamjaftueshme për “Blaugrana”. Gjiganti katalunas fitoi 2:1 në “Metropolitano”, por i kushtoi […]

Ylli spanjoll shkëlqeu mbrëmë në ndeshjen e kthimit çerekfinale ndaj Atletico Madridit duke e shënuar një gol dhe duke dhuruar topa për shokët e skuadrës, por kjo ishte e pamjaftueshme për “Blaugrana”.

Gjiganti katalunas fitoi 2:1 në “Metropolitano”, por i kushtoi humbja 0:2 në “Camp Nou” javën e kaluar, e cila i çoi “Los Colchoneros” në gjysmëfinale të kësaj gare, shkruan Express, transmeton Periskopi

Sidoqoftë, përfaqësuesi spanjoll beson shumë tek lideri i La Ligas dhe e ka bërë një premtim të madh për tifozët, duke i siguruar ata se herët ose vonë, trofeu i Championsit do të rikthehet në Kataluni.

“Dhamë gjithçka, por nuk ishte e mjaftueshme. Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit: për të arritur në majë duhet të ngjitesh, dhe e dimë që nuk do të jetë e lehtë dhe askush nuk do ta bëjë të lehtë për ne. Por dorëzimi nuk është një opsion.”

“Kemi më shumë se mjaft arsye për të besuar dhe do të shkojmë drejt tyre me gjithçka që kemi. Çdo gabim është një mësim, dhe mos dyshoni që do të mësojmë nga secili prej tyre.”

“Ne jemi Barça, dhe do të rikthehemi aty ku duhet. Prindërit e mi më kanë mësuar se fjala e një burri gjithmonë mbahet… dhe do ta sjellim atë në Barcelonë. Gjithmonë Barça!”

TË NGJASHME
Biznesmen apo trajner më i mirë? Simeone i zotëron 180 apartamente dhe 7 vila

Biznesmen apo trajner më i mirë? Simeone i zotëron 180 apartamente dhe 7 vila

UEFA befason me emrin e lojtarit më të mirë të ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona

UEFA befason me emrin e lojtarit më të mirë të ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona

Atletico Madridi e eliminonin Barcelonën-siguron gjysmëfinale të Champions League

Atletico Madridi e eliminonin Barcelonën-siguron gjysmëfinale të Champions League

PSG tregon pse është kampion i Evropës, kualifikohet në gjysmëfinale

PSG tregon pse është kampion i Evropës, kualifikohet në gjysmëfinale

Barça me një lojtar më pak në fushë, përjashtohet Garcia

Barça me një lojtar më pak në fushë, përjashtohet Garcia

A ishte penallti ndërhyrja ndaj Olomos? Eksperti i gjykimit jep mendimin

A ishte penallti ndërhyrja ndaj Olomos? Eksperti i gjykimit jep mendimin

PSG vulos kualifikimin, Dembele me një supergol

PSG vulos kualifikimin, Dembele me një supergol

Ndeshja nis në “Anfield” me lëndime, largohen yjet e Liverpoolit dhe PSG-së

Ndeshja nis në “Anfield” me lëndime, largohen yjet e Liverpoolit dhe PSG-së

Lookman shënon për Atleticon ndaj Barçës

Lookman shënon për Atleticon ndaj Barçës

KJO ËSHTË BARCELONAAAAAA! Ferran Torres realizon golin e dytë ndaj Atletico Madridit

KJO ËSHTË BARCELONAAAAAA! Ferran Torres realizon golin e dytë ndaj Atletico Madridit

0:000:00