Lewa te Barça i tejkaloi shifrat që i kishte te Dortmundi

/cnt/019dcdff-d643-7723-9b69-fccc2654a99b__m.webp

Robert Lewandowski vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi polak jo vetëm që po e ruan nivelin e tij të lartë, por tashmë ka arritur t’i tejkalojë edhe statistikat që i kishte gjatë periudhës së tij te Borussia Dortmund. Pas paraqitjes së fundit në kampionat, Lewandowski ka shkuar gola në 188 ndeshje me […]

Sulmuesi polak jo vetëm që po e ruan nivelin e tij të lartë, por tashmë ka arritur t’i tejkalojë edhe statistikat që i kishte gjatë periudhës së tij te Borussia Dortmund.

Pas paraqitjes së fundit në kampionat, Lewandowski ka shkuar gola në 188 ndeshje me Barcelonën, duke e kaluar kështu shifrën prej 187 ndeshjesh që e kishte me klubin gjerman, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell Periskopi.

Një tjetër tregues i formës së tij të jashtëzakonshme është edhe numri i golave.

Gjatë kohës së tij te Barcelona, sulmuesi i ka realizuar 118 gola, me një mesatare prej 0.62 golash për ndeshje.

Ndërkohë, me Dortmundin i kishte shënuar 103 gola në 187 ndeshje, me një mesatare prej 0.55 për takim.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në vitin 2022, pas një periudhe të gjatë në Gjermani ku luajti për 12 sezone, katër prej tyre me Dortmundin – skuadra që e nxori në skenën ndërkombëtare dhe ku u shndërrua në një nga sulmuesit më të frikshëm në Evropë.

Megjithatë, statistikat më mbresëlënëse në karrierën e tij mbeten ato me Bayern Munichun.

Me bavarezët, ai i zhvilloi 375 ndeshje dhe i realizoi 344 gola, me një mesatare të jashtëzakonshme prej 0.92 golash për ndeshje – një nivel që mbetet shumë i vështirë për t’u arritur sërish

TË NGJASHME
Dhunë masive në ndeshjen e kampionatit spanjoll, portieri i Zaragozas e godet me boks kundërshtarin!

Dhunë masive në ndeshjen e kampionatit spanjoll, portieri i Zaragozas e godet me boks kundërshtarin!

Galatasaray e fiton lehtë derbin dhe i afrohet titullit

Galatasaray e fiton lehtë derbin dhe i afrohet titullit

Samadrexha mposht Istogun, fiton Kupën e Kosovës për herë të parë

Samadrexha mposht Istogun, fiton Kupën e Kosovës për herë të parë

Chelsea eliminon Leeds Utd, kualifikohet në finale të FA Cup

Chelsea eliminon Leeds Utd, kualifikohet në finale të FA Cup

Drita vazhdon fuqishëm drejt titullit, i jep leksione Llapit

Drita vazhdon fuqishëm drejt titullit, i jep leksione Llapit

Real Madridi del kundër klubeve të tjera, padit La Ligën

Real Madridi del kundër klubeve të tjera, padit La Ligën

Gazetari italian: Amir Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

Gazetari italian: Amir Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

Rrahje dhe tensione pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica, policia jep detaje

Rrahje dhe tensione pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica, policia jep detaje

Ylli i Realit në rrezik ta humbë Botërorin, shkaku i lëndimit

Ylli i Realit në rrezik ta humbë Botërorin, shkaku i lëndimit

Revolucion në futboll: FIFA prezanton rregullat e reja për Botërorin 2026

Revolucion në futboll: FIFA prezanton rregullat e reja për Botërorin 2026

0:000:00