Kurti pyetet për mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, ja çfarë thotë
Periskopi
8 orë më parë
Share
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Aramend Muja, kanë bërë përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në veri të Mitrovicës. Në këtë objekt është vendosur Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat […]
Në këtë objekt është vendosur Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.
Kurti u pyet nga mediat serbe se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Kurti deklaroi se kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve.
Kurti tha se “diskriminimit i ka ardhë fundi…I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti.
Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.