Interi i vendos si objektiva primar për mesfushën dy yjet e Serie A
Periskopi
9 orë më parë
30k
Share
Drejtuesit e Interit kanë vendosur tashmë për përforcime në mesfushë dhe tashmë kanë gjetur emrat adekuat të cilët do të synojnë t’i transferojnë gjatë verës. Nerazzurrët do t’i nënshtrohen një riorganizimi, me të ardhmen e Henrikh Mkhitaryan dhe Hakan Calhanoglu që varet në fije të perit. Deri më tani nuk ka plane për të zgjatur […]
Nerazzurrët do t’i nënshtrohen një riorganizimi, me të ardhmen e Henrikh Mkhitaryan dhe Hakan Calhanoglu që varet në fije të perit.
Deri më tani nuk ka plane për të zgjatur kontratën e Mkhitaryan, e cila skadon në fund të sezonit, ndërsa Interi është gati të ndahet me Calhanoglun nëse ai refuzon rinovimin.
Sipas Corriere dello Sport, Interi i ka radhitur Manu Konen e Romës dhe Maximo Perronen e Comos si objektivat kryesorë të mesfushës për afatin kalimtar të verës, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ai është një mesfushor dinamik që mund të shkëlqejë si një organizator i thellë dhe lojtar “box to box”. Përveç qëndrueshmërisë së tij, ai është ndër mbajtësit më të mirë të topit dhe pasuesit progresivë në Evropë.
Nga ana tjetër, Perrone ka qenë në zemër të mesfushës së Comos këtë sezon, duke i ndihmuar klubit të vogël të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon.