Arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës Maqedonase të Futbollit, dyshohet se përvetësoi 700 mijë euro të UEFA-s
Periskopi
një ditë më parë
Share
Prokuroria e Shkupit konfirmoi se ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Meti Sejdini, është arrestuar. Sipas raportimeve, Sejdini dyshohet për shpërdorimin e 700 mijë eurove, të cilat UEFA i pati ndarë për ndërtimi e një tribune në një stadium në Ohër. “Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë […]
Prokuroria e Shkupit konfirmoi se ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Meti Sejdini, është arrestuar.
Sipas raportimeve, Sejdini dyshohet për shpërdorimin e 700 mijë eurove, të cilat UEFA i pati ndarë për ndërtimi e një tribune në një stadium në Ohër.
“Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me Prokuroria Themelore Publike Shkup, e kanë privuar nga liria M.S., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale – përvetësim dhe keqpërdorim”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Sejdini e mori drejtimin e FFM-së në vitin 2018. Nën të, Maqedonia e Veriut e arriti suksesin më të madh në histori duke u kualifikuar në Euro 2020.
Ai u largua nga posti në vitin 2024, pasi i përfundoi mandati./Periskopi