Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit dhe Madridit

/cnt/019cdda2-dabc-7b97-8e29-b62b37ea479c__m.webp

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-s së finales të garës më prestigjioze për klube në botë, Ligës së Kampionëve, do të vazhdojnë sonte (e mërkurë) në katër stadiume të ndryshme evropiane. Takimi i parë i mbrëmjes do të zhvillohet mes Bayer Leverkusen dhe Arsenalit. Skuadra gjermane do ta presë ekipin londinez në “BayArena”, duke […]

Takimi i parë i mbrëmjes do të zhvillohet mes Bayer Leverkusen dhe Arsenalit. Skuadra gjermane do ta presë ekipin londinez në “BayArena”, duke synuar një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Londër.

Arsenali, i drejtuar nga trajneri Mikel Arteta, po kalon një sezon shumë të mirë dhe konsiderohet një nga ekipet më konkurruese në Evropë këtë edicion. Kjo ndeshje është planifikuar të fillojë nga ora 18:45.

Ndërkohë, tre përballje të tjera shumë interesante do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.

Një nga ndeshjet më tërheqëse të mbrëmjes do të jetë ajo mes PSG-së dhe Chelseat në “Parc des Princes”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Kampioni francez hyn në këtë përballje me statusin e favoritit, duke qenë në formë shumë të mirë në kampionatin vendas, ndërsa skuadra londineze synon të marrë një rezultat pozitiv në udhëtim për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim para ndeshjes së kthimit në “Stamford Bridge”.

Po në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe një tjetër përballje spektakolare mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu”. Këta dy gjigantë të futbollit evropian janë përballur shpesh në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe pritet një tjetër duel i fortë mes tyre në luftë për një vend në çerekfinale.

Ndërkohë, kampioni norvegjez Bodo/Glimt do ta presë Sporting Lisbonën në stadiumin “Aspmyra”, në një përballje ku të dy skuadrat synojnë të bëjnë hapin e parë drejt kualifikimit në fazën tjetër të kompeticionit.

Kujtojmë se ndeshjet e kthimit të kësaj faze do të zhvillohen më 17 dhe 18 mars, ku do të vendosen ekipet që do të sigurojnë një vend në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

Leverkusen – Arsenal (18:45)

Bodo Glimt – Sporting Lisbon (21:00)

PSG – Chelsea (21:00)

Real Madrid – Manchester City (21:00)./Periskopi

TË NGJASHME
Bayer Leverkusen tallet keq para duelit me Arsenalin: Nuk lejohen kornerët!

Bayer Leverkusen tallet keq para duelit me Arsenalin: Nuk lejohen kornerët!

Ministri i sportit i Iranit: Ata vranë liderin tonë, nuk ekzistojnë kushte të luajmë në Kupën e Botës

Ministri i sportit i Iranit: Ata vranë liderin tonë, nuk ekzistojnë kushte të luajmë në Kupën e Botës

Reali publikon listën ndaj Manchester City

Reali publikon listën ndaj Manchester City

Irani në Kupën e Botës? – Infantino tregon se çka i tha Trump

Irani në Kupën e Botës? – Infantino tregon se çka i tha Trump

Super ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Madrid

Super ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Madrid

Reagimi i Flick pas barazimit me Newcastle: Nuk luajtëm mirë

Reagimi i Flick pas barazimit me Newcastle: Nuk luajtëm mirë

Bayerni e bën atë që së bëri Dortmundi, e mposht thellë Atalantën

Bayerni e bën atë që së bëri Dortmundi, e mposht thellë Atalantën

Kur Newcastle mendoi se fitoi, Barcelona shpëton me penallti

Kur Newcastle mendoi se fitoi, Barcelona shpëton me penallti

GOOOOL: Newcastle United shënon në fund të ndeshjes, shokon Barcelonën

GOOOOL: Newcastle United shënon në fund të ndeshjes, shokon Barcelonën

Bayerni s’po ndalet, shënon dhe të katërtën ndaj Atalantës

Bayerni s’po ndalet, shënon dhe të katërtën ndaj Atalantës