Kapiteni Amir Rrahmani kujton legjendën Fadil Vokrri
Periskopi
7 orë më parë
30k
Share
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka publikuar një fotografi të legjendës Fadil Vokrri në Instagram. Prapa shpinës së legjendës Vokrri shihet e varur fanella e Rrahmanit me numrin 13-të. Rrahmani kujton ish-presidentin e FFK-së në ditën më të rëndësishme të përfaqësueses së Kosovës. “Dardanët” sonte nga ora 20:45 e zhvillojnë ndaj Turqisë finalen e […]
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka publikuar një fotografi të legjendës Fadil Vokrri në Instagram.
Prapa shpinës së legjendës Vokrri shihet e varur fanella e Rrahmanit me numrin 13-të.
Rrahmani kujton ish-presidentin e FFK-së në ditën më të rëndësishme të përfaqësueses së Kosovës.
“Dardanët” sonte nga ora 20:45 e zhvillojnë ndaj Turqisë finalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Rrahmani nuk luan për shkak të lëndimit. Por ka ardhur në Prishtinë për t’i përkrahur bashkëlojtarët.