Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

/cnt/019cdda2-a339-7d31-85e8-f6a8f81130ab__m.webp

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, të mërkurën ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale “Fajde”. Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit me veprimet e […]

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, të mërkurën ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale “Fajde”.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e të cilave është rreth 1 milion euro.

“Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës”, njoftoi Policia.

Ndërkaq, me urdhëresë nga gjykata, është kontrolluar edhe vendbanimi i dy të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj te dyshuarve.

“Ndaj dy të dyshuarve E.K. dhe A.K., Prokurori i Shtetit – PTH-Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim”, u tha në njoftimin e Policisë.

TË NGJASHME
Gjykata Kushtetuese cakton datën: Ja kur do të mbahet seanca për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën: Ja kur do të mbahet seanca për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei është plagosur

Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei është plagosur

Irani thotë se nuk do të lejojë “asnjë litër naftë” të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se nuk do të lejojë “asnjë litër naftë” të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit

Vdes nipi i Agim Çekut

Vdes nipi i Agim Çekut

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon Edi Rama

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon Edi Rama

A mund ta dekretojë Vjosa Osmani Kryeprokurorin e Shtetit në fund të mandatit? Ja çfarë thonë juristët

A mund ta dekretojë Vjosa Osmani Kryeprokurorin e Shtetit në fund të mandatit? Ja çfarë thonë juristët

Komentet e PDK-së për seancën e zgjedhjes së presidentit: Pjesëmarrja në seancë s’mund të imponohet

Komentet e PDK-së për seancën e zgjedhjes së presidentit: Pjesëmarrja në seancë s’mund të imponohet

Zgjedhjet e reja afër, Osmani fillon procedurën për emërimin e KQZ’së së re

Zgjedhjet e reja afër, Osmani fillon procedurën për emërimin e KQZ’së së re

Transaksioni prej 140 mijë eurosh mes Mërgim Lushtakut dhe biznesmenit përfitues të tenderëve nga Komuna e Skënderajt nën hetim nga Prokuroria

Transaksioni prej 140 mijë eurosh mes Mërgim Lushtakut dhe biznesmenit përfitues të tenderëve nga Komuna e Skënderajt nën hetim nga Prokuroria

Berisha një ditë para protestës: Opozita do të udhëheqë kryengritje paqësore

Berisha një ditë para protestës: Opozita do të udhëheqë kryengritje paqësore