Pse e Premtja e 13-të konsiderohet dita më e ters e vitit?

/cnt/019c9629-50e3-75d8-8cd7-1c46a1cd15ae__m.webp

Sot shënohet e E Premte e 13-të, dita që në shumë vende anglo-saksone konsiderohet e pafat. Frika nga kjo ditë lidhet me mitet dhe besëtytnitë historike, si numri 13 në Darkën e Fundit dhe ngjarje historike të rëndësishme që kanë ndodhur të Premten më 13. Vetë dita e premte e aq më tepër data 13, […]

Vetë dita e premte e aq më tepër data 13, kanë një histori të gjatë të simboleve të fatit të keq, ndërsa kombinimi i këtyre dy elementeve e bëjnë ditën e premte me datë 13 si ditën e muajit nga e cila më shumti ka frikë . Shumica besojnë se numri 13 sjell fat të keq që nga kohët biblike. Për Judën, i cili e ka tradhtuar Jezu Krishtin, thuhet se ka qenë mysafiri i 13-të në darkën e fundit, prandaj edhe sot e kësaj dite konsiderohet si diçka e keqe që të jesh mysafiri i 13-të në një tavolinë. Në perëndim, disa shkojnë aq larg sa në karrigen me numër 13-të, vendosin një kukull apo një ari pelush, për të thyer karmën e keqe të numrin më ters në botë. Në mitologjinë skandinave, një datë të rëndësishme të perëndive, e ka prishur mysafiri i 13-të, me emrin Loki dhe për këtë arsye në mbarë botën kishte mbretëruar errësirë. Tashmë qindra vite besohet se e premtja është dita më e pafat në vit. Në librin e famshëm “Rrëfimet e Kentërberit të Xhefri Çoserit, i shkruar në shekullin e XIV, shkruan: “të premten ndodhin të gjitha fatkeqësitë”.

Në Britani të Madhe, e premtja një kohë të gjatë ka qenë ‘dita për varje’, sepse pikërisht këtë ditë janë kryer të gjitha ekzekutimet e të dënuarve me vdekje. Të premten e madhe është gozhduar Jezu Krishti, mirëpo, në shumë vende besohet se të lindurit në atë ditë, i përcjell fat i madh. Pikërisht për shkak të kësaj lidhje të shenjtë me të premten, marinarët shpesh janë nisur në rrugëtime të gjata në fund të javës.

Mirëpo, në shumë vende tjera, kombinimi i këtyre dy simboleve, pra e premtja me datën 13-të, konsiderohet si simbol i fatkeqësive dhe për ekziston edhe një emër për një lloj fobie, që quhet paraskevidekatriafobia. Se sa numri 13 konsiderohet si ters, flet edhe fakti se shumë aeroporte botërore, nuk kanë pista, dalje dhe as ulëse në avion me këtë numër. Në shumë spitale, shpesh nuk ekziston dhoma me numrin 13-të, ndërsa në Firence, shtëpitë që gjenden mes numrit 12-të dhe 14-të, janë të shënuar me numrin 12 e gjysmë. Në qytetin holandez Utrecht, në stacionin hekurudhor nuk ekziston peroni me numrin 13-të si dhe veturë me atë numër në Formula 1. Numri 13-të nga Formula 1, ishte hequr pasi dy vozitës të bolideve me numrin 13-të, kishin vdekur në aksidente.

TË NGJASHME
Pse shumë produkte kushtojnë më shtrenjtë kur janë për femra: Tre arsye që rrallë përmenden

Pse shumë produkte kushtojnë më shtrenjtë kur janë për femra: Tre arsye që rrallë përmenden

Horoskopi sot, zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Horoskopi sot, zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Në këtë fis gratë konsiderohen si perëndesha: Shkopi i shenjtë që kalon nga nëna te bija u jep një fuqi të jashtëzakonshme

Në këtë fis gratë konsiderohen si perëndesha: Shkopi i shenjtë që kalon nga nëna te bija u jep një fuqi të jashtëzakonshme

Horoskopi sot

Horoskopi sot

Fshirëset e xhamit lënë gjurmë – bëjeni këtë para se të shpenzoni para për të reja

Fshirëset e xhamit lënë gjurmë – bëjeni këtë para se të shpenzoni para për të reja

Këto shenja të horoskopit nervozohen për çdo gjë të vogël – a jeni edhe ju mes tyre?

Këto shenja të horoskopit nervozohen për çdo gjë të vogël – a jeni edhe ju mes tyre?

Horoskopi sot: Këto shenja kanë sot fat nëdashuri

Horoskopi sot: Këto shenja kanë sot fat nëdashuri

Horoskopi sot, moment shumë i favorshëm për dashurinë, zbuloni surprizat e yjeve

Horoskopi sot, moment shumë i favorshëm për dashurinë, zbuloni surprizat e yjeve

Horoskopi sot, zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Horoskopi sot, zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Këta janë 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Këta janë 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Horoskopi 2 Mars 2026: Moment shumë i favorshëm për dashurinë, zbuloni surprizat e yjeve

Horoskopi 2 Mars 2026: Moment shumë i favorshëm për dashurinë, zbuloni surprizat e yjeve